Të mërkurën, në Shenzhen të provincës Guangdong të Kinës Jugore, u zhvillua ceremonia e përurimit të aktivitetit “Udhëtim me filma” për vitin 2026.
Në ceremoni u promovuan vende piktoreske dhe pika turistike në Guangdong, Zhejiang, Chongqing etj., që janë vendet e xhirimit dhe të zhvillimit të historisë së filmave të rinj që do të publikohen gjatë Festës së Pranverës, si “Zgjimi i Heshtur” dhe “Pegasus 3”.
Ndërkohë, në Shenzhen u zhvillua “Udhëtim nëpër Kinë me filma”, një aktivitet i posaçëm promovues për stinën kinematografike të Festës së Pranverës 2026, i organizuar nga Administrata Kombëtare e Filmit dhe Grupi Mediatik i Kinës.

Duke përfituar nga publikimi i filmave të rinj gjatë Festës së Pranverës 2026 në tregun global të filmit, aktiviteti synon të promovojë vendxhirimet dhe vendet piktoreske të filmave për publikun e huaj, duke shfaqur gjallërisht joshën unike të kinematografisë kineze dhe burimet e saj të pasura turistike. Qëllimi është tërheqja e më shumë shikuesve të huaj për të udhëtuar në Kinë nëpërmjet këndvështrimit të filmave dhe historive kineze, për të përjetuar kulturën e pasur dhe plot ngjyra të Festës së Pranverës të Kinës dhe për të shijuar panoramat natyrore të Kinës, peizazhet urbane dhe stilin e jetesës të popullit kinez.

