Perspektivë për BE & NATO apo humbje e identitetit! Pushteti dhe opozita edhe pas dy viteve me qëndrime të njëjta për Marrëveshjen e Prespës

TË FUNDIT

Në dy vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ish shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxijas, i cili e vendosi firmën e tij në këtë marrëveshje nga pala greke, në profilin e tij të Twitter-it publikoi fotografi me Shefin e diplomacisë së vendit, Nikolla Dimitrov, dhe  ka shkruar se jemi në anën e vërtetë të historisë.

“Kaluan dy vite mik. Jeta na arsyetoi . Promovonim bashkëpunim dhe miqësi mes njerëzve dhe vendeve tona. Ne jemi në anën e vërtetë të historisë. Historinë nga burgu e shndërruam në shkollë të së ardhmes,” tha Nikos Koxijas, ish shef i Diplomacisë Greke.

Postimin e tij e shpërndau ministri Dimitrov, i cili me fjalët e Mandelës ka shkruar – “Gjithmonë duket e pamundur, derisa realizohet”. Dëshmuam se mrekullitë mund të realizohen dhe se në Ballkan mund të zgjidhim kontekste të pazgjidhshme në mënyrë evropiane, ka shkruar Dimitrov.

Por edhe pas dy vjetëve nga Marrëveshja e Prespës, partitë nga pushteti dhe opozita me pikëpamje të ndryshme për atë se si u soll kjo marrëveshje. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se sa ka vlerë nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, të cilit pikërisht kjo marrëveshje ia solli çmimin  për të drejtat e njeriut për vitin 2020 nga Fondacioni Fridrich Ebert. Kryeministri teknik Oliver Spasovski, tha se me marrëveshjen janë hapur perspektivat e vendit. 

“Me Marrëveshjen e Prespës, nga izolimi i tërësishëm në skenën ndërkombëtare, bëmë një kthesë dhe e kthyem Maqedoninë e Veriut në agjendën e zgjerimit të BE-së dhe fituam anëtarësim në NATO,” tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, i cili vjen nga radhët e BDI-së, thotë se marrëveshja ka krijuar mundësi për t’i tejkaluar dallimet dhe konfliktin mes të dyja vendeve në relacionet ndërkombëtare, gjë që ka mundësuar arritje të dy qëllimeve strategjike – NATO-ja dhe BE-ja.

Por, opozitarja VMRO-DPMNE, mbetet në qëndrimin e saj – se marrëveshja është e dëmshme dhe se me të humbet identiteti maqedonas.

Marrëveshja e Prespës para dy viteve u nënshkrua nga shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë dhe ndërmjetësuesin për kontestin për emrin, Metju Nimic, në fshatin Nivici në anën greke të Liqenit të Prespës.