Në Maqedoninë e Veriut zyrtarisht janë regjistruar 116 raste të riinfektimit nga Covid-19.
“Në shtetin tonë, përfshirë ditën e djeshme 116 raste të infektimit dhe dy të vdekur. Se a është e mundur riinfektimi? Po, sigurisht kjo po ndodh edhe në botë. Për këtë, me vëmendje po e ndjekim se cila është ajo përqindje e paraqitjes së këtij riinfeksionit”, njofton kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zharko Karaxhovski, transmeton TV21.
Ka shtuar, se se 20 institucione janë të akredituar për të realizuar testime për Covid-19, ndërkaq ka hedhur dyshime se personat e riinfektuar kanë pasur kontakt me person që ka qenë i infektuar me llojin britanik.
“Vlerësoj se pjesa dërmuese e riinfeksionit është si pasojë e mosrespektimit të masave. Apo në fund, ata persona që kanë menduar se nuk do të mund të infektohen, për shkak se kanë qenë të infektuar paraprakisht, kanë pasur kontakt me person të dytë i cili ka qenë ndoshta i infektuar me llojin britanik”, shtoi më tej Karaxhovski.
Ai ka sqaruar edhe njëherë, se lloji britanik është më i infektueshëm dhe simptomat zhvillohen shumë më shpejtë./TV21
