Personat me nevoja të veçanta protestuan para Agjencisë për programe arsimore evropiane dhe mobilitet. E shprehën pakënaqësinë e tyre nga sjellja e Agjencisë e cila ka për detyrë t’i financojë personat me nevoja të veçanta.
“84 mijë euro për edukim të një gomari, ndërsa ne nuk kemi softuer i cili do të mundësojë arsim të papenguar personave të verbër”, u shpreh Suaret Alishan nga Koalicion “Ndryshojmë”.
Deri te Prokuroria publike kanë dorëzuar lëndë për keqpërdorim të mjeteve të Agjencisë nga programi Erasmus. Ata thonë se në vend që paratë të përfundojnë në shkollën për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar, “Dimitar Vllahov”, Shkup, paratë janë shpenzuar në një shoqatë private.
“Në vend që këto paratë të hyjnë në arkën e shkollës, ato hyjnë në një shoqatë private. Fëmijët fatkeqësisht nuk i kanë kushtet e nevojshme për të cilat ka aplikuar aplikanti. Kjo është për shkak të vlerësuesit dhe agjencisë që e kanë lejuar këtë gjë”, tha Alishan.
Në protestën erdhi edhe Violeta Kostoska, nëna e një vajze 22 vjeçare e cila vuan nga sëmundje e rrallë. Ajo kërkon që Agjencia të ndihmojë për shërimin e vajzës së saj. Emanuella ka sindrom Prader-Vili, çrregullim gjenetik. Simptomat janë- marrje të pakontrolluar në peshë, me nevojë të vazhdueshme për ushqim, organe të pazhvilluara gjenitale , aftësi të ulët intelektuale, probleme me të folurit dhe me sjelljen.
“Duhet të shkojnë në këmbë çdo ditë, nga 10 km. Në këtë gjendje një gjë e tillë i është ndaluar. Fëmija është vetëm në shtëpi, brenda 4 mureve me familjen. Nuk pranojmë mysafirë per shkak se fëmija ka problem serioz”, pohon Violeta Kostoska.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Lidija Dimova në pres konferencë u distancua nga akuzat për keqpërdorim të parave për trajnim të gomarëve.
Ajo tha se ka kaluar nëpër “golgotë” treditëshe pasi e ka publikuar kronikën për keqpërdorim të parave evropiane prej 2.2 milion eurove.
