Të zgjidhet e drejta e votës për personat që do të mbushin 18 vjet, si dhe për personat me nevoja të veçanta, kërkon Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Kuvendi javën e kaluar votoi ndryshimet e Kodit Penal për personat që mbushin 18 vjet mes dy rretheve të zgjedhjeve me qëllim që të mund të votojnë nëse kanë pasaportë të vlefshme, për shkak se nuk kanë mundësi që të nxjerrin letërnjoftim. Por çfarë me personat që në këtë rast nuk mund të nxjerrin letërnjoftim ndërsa pasaporta u skadon para shpalljes së zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit, Igor Jadrevski, thotë se e drejta e votës duhet t’i mundësohet të gjithë qytetarëve të moshës mbi 18 vjeçe.
“Rekomandimet tona që janë dhënë janë në drejtim të ndryshimit dhe plotësimit të Kodit penal me qëllim që të gjithë personave në bazë të barabartë tu mundësohet e drejta e votës. Flasim për të gjithë kategoritë e qytetarëve në drejtim të realizimit të së drejtës për të votuar në bazë të barabartë. Kodi penale u ndryshua në këtë pjesë, megjithatë nuk u ndryshua në pjesën për personat që mbushin 18 vjet mes dy rretheve të zgjedhjeve, ekziston rreziku që të mos përfshihen personat në institucionet shëndetësore”, tha Igor Jadrevski, kryetar i KPMD-së.
Nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi paralajmëruan për përdorimin e gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore.
“Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi gjatë kohës së fushatës parazgjedhore do të kryej monitoring të përforcuar të gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës shqetësuese në rrjetet sociale dhe në mediat tradicionale. Për këtë qëllim do të përpilojmë edhe formularë të adaptuar për denoncimin e gjuhës shqetësuese në Komision, i cili do të vendosen në faqen tonë me ndihmën e të cilit do t’ia lehtësojmë edhe qytetarëve që të denoncojnë gjuhë të urrejtjes gjatë periudhës së fushatës parazgjedhore”, tha Igor Jadrevski, kryetar i KPMD-së.
Nga Komisioni dërguan apel edhe deri te partitë politike, kandidatët për president, bartësit dhe kandidatët e listave partiake që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes gjatë fushatës parazgjedhore.
