Ekipet e Paris Saint-Germain dhe Aston Villas sonte do të përballen për Superkupën. Ndeshja do të zhvillohet në Salzburg të Austrisë, me fillim nga ora 21:00.
PSG-ja do të luajë për trofeun si fituese e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26, ndërsa Aston Villa si fituese e Ligës së Evropës.
Parisienët janë gjithashtu kampionët në fuqi të Superkupës së UEFA-s, pasi në vitin 2025 mposhtën Tottenhamin pas ekzekutimit të penalltive.
