Persona të armatosur kanë tentuar të hyjnë në Korporatën kombëtare të naftës në Tripoli

TË FUNDIT

Një grup i armatosur sot ka tentuar të hyjë në selinë e Korporatës kombëtare libiane të naftës në Tripoli, por është penguar nga rojet.

Në incidentin nuk ka persona të lënduar.

Në video-xhirimin e publikuar në rrjetet sociale shihet se si një grup i armatosur e bllokon rrugën para kompanisë me automjete, ndërsa një anëtar i grupit kërkon dorëheqje nga kryetari i Korporatës kombëtare të naftës, Mustafa Sanallah.