Këshilli i Ministrive të Austrisë, ka miratuar dje amendamentin e ligjit për të huajt, ku u vendos që refugjatët të cilët vijnë nga vendet që konsiderohen si vende të sigurta nuk do të marrin azil në Austri. Kjo nënkupton që as për kosovarët nuk ka azil në Austri.
Si dhe, ky vendimi do të ndikojë që të shkurtohet koha e shqyrtimit të kërkesave për azile, dhe tash e tutje vendimi do të merret brenda dhjetë ditësh. Azilkërkuesit e refuzuar do të mbeten pa përkujdesje të shtetit austriak dhe ata mund të mbesin në rrugë, transmetojnë mediat austriake.
Megjithatë, ka dy përjashtime: nëse personat e atakuar shprehin gatishmërinë për kthim vullnetar, ata mund të vazhdojnë të marrin mbështetje, ndërsa ata që nuk u përmbahen procedurave ligjore edhe mund të paraburgosen./ 21MEDIA
