Përse nuk u planifikuan mjete për kompjuterë për nxënësit? Bytyqi: Konsideroj se më me rëndësi është ruajtja e vendeve të punës

TË FUNDIT

Në pyetjen se pse Qeveria në pakon e katër ekonomike nuk ka paraparë vauçerë për të blerë kompjuterë fëmijët që u përkasin kategorive sociale dhe nuk kanë mjete se si të ndjekim mësimin online nga 1 tetori, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi nuk dha përgjigje konkrete, por tregoi se pakon e katërt ekonomike e kanë miratuar pas një konsultimi 30-ditor me odat ekonomike dhe se për të prioritet është ruajtja e vendeve të punës të sektorit privat, që sipas tij, mbushin buxhetin shtetëror me 65 për qind.

“30 ditë ne kemi realizuar konsultime me faktorët relevantë. Komunikuam me odat ekonomike, me sindikatat, me organizatat e punëtorëve, me shoqatat dhe me qytetarët që të vërtetojmë se çfarë është për momentin më e nevojshme. Por, nëse 65 për qind e prodhimit vendor bruto e realizon konsumtarët privat, kush është ilaçi për të? Nëse 25 për qind nga prodhimi vendor bruto është industria dhe sipërmarrësia, dhe ju aty nuk ndihmoni, që të mbrohet çdo vend i punës, dhe nëse ky është populiste, atëherë në rregull. Unë nuk largohem nga ajo. Për mua prioritet është ruajtja e vendeve të punës dhe unë nuk largohem nga kjo edhe nëse kjo është populiste. Por unë nuk konsideroj se në këtë moment ta ruajmë vendet e punës, t’u japim atyne që janë më të goditur më shumë mjete, sepse në fund këto nuk janë mjete të Qeverisë, janë mjete të qytetarëve për qytetarët”, tha Bytyqi.

Në po të njëjtën pyetje, e pyetur nga TV21 u përgjigj edhe ministrja Jagoda Shahpaska. Ajo përmendi se në fundjavën pa TVSH, është mundësuar që këta fëmijë të kenë mundësi të blejnë edhe aparaturë teknologjike, edhe pse kjo fundjavë ishte paraparë vetëm për prodhime vendase.