Përplasjet Mickoski-Ahmeti, Taravari: Ma kujton periudhën Gruevski-Ahmeti! Sikur kanë një marrëveshje mes vete, hajde ta rrisim rejtingun

TË FUNDIT

-Neve na intereson gara politike mes dy blloqeve politike shqiptare, VLEN dhe Frontit Europia, tha mes tjerash Arben Taravari në TV21. Ai duke komentuar akuzat e fundit mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, tha se kjo i kujton retorikën parazgjedhore mes Ahmetit dhe Gruevskit.

“Për mua është aq irelevante, sa që më duket edhe qesharake. Ma përkujton periudhën e ashpërsimit të retorikës ndërmjet Gruevskit dhe Ahmetit. Nuk e di a ju kujtohet, periudhën 2006-2008-2016 para çdo zgjedhjeve, Gruevski kërkonte si Mickoski, më jepni 61 që shqiptarët mos t’i përfilli, Ahmeti i ngriste çështjet patriotike para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve pa asnjë kusht bëheshin bashkë. Mua më duken sikur simptomat e sjelljes së Gruevskit me Ahmetin, ashtu më duken sjelljet e Mickoskit me Ahmetin, sikur kanë një marrëveshje mes vete, hajde ta rrisim rejtingun e ndërsjellë duke sharë dhe duke ofenduar”, tha Taravari.