Përplasje VLEN-BDI për autostradën Shkup-Bllacë! VLEN: Ne realizojmë në 24 muaj – BDI: Projekti është projektuar nga ne

TË FUNDIT

Pas paralajmërimit të ditës së djeshme se është zgjedhur kompania për ndërtimin e pjesë së mbetur të Autostradës Shkup–Bllacë njkë sërë reagimesh në rrjetët sociale, por edhe përplasje politike mes pushtetit dhe opozitës. Për partin ë VLEN kjo atutostradë po bëhet realitet, duke kritikuar pushtetinë e kaluar që sipas tyre nuk e bënë për 24 vjet, ne po e realizojmë në 24 muaj.

“Për 24 vjet me radhë, qytetarëve iu premtua kjo autostradë, por ajo mbeti vetëm në letër. Sot, me VLEN-in në qeveri dhe me angazhimin e përfaqësuesve tanë në institucionet shtetërore, ky projekt po shndërrohet në realitet. Ky nuk është vetëm një investim në asfalt dhe beton. Është një investim në lidhjen strategjike me Kosovën, në zhvillimin ekonomik, në qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave dhe në krijimin e mundësive të reja për bizneset dhe qytetarët”, tha VLEN.

Nga ana tjetër BDI akuzon Vlen-in se ky projekt është projektuar, financuar dhe mbrojtur nga qeveria e udhëhequr nga BDI. Siç thonë për dy vite me radhë projekti u bllokua dhe u shoqërua me deklarata kontradiktore, pretendime për ndryshim traseje, ide për reduktimin e tij në rrugë magjistrale dhe tentativa për ta paraqitur si një projekt të ri.

“Një nga vendimet më të rëndësishme ishte ndërtimi i 2 kilometrave të para të autostradës. Ky segment nuk u realizua rastësisht, por si një garanci strategjike që projekti të mos mund të ndryshohej më vonë në një rrugë magjistrale. Pikërisht këto 2 kilometra e bënë praktikisht të pamundur devijimin e konceptit fillestar. Qeveria e BDI-së kreu edhe procedurat e tenderimit, ku aplikuan 11 kompani, ndërsa qeverisë pasardhëse i mbeti vetëm të zgjidhte realizuesin dhe të vazhdonte punimet”, tha BDI.

Përndryshe dje pas takimit me drejtorin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fatih Turkmenogllu autoritetet qeveritare paralajmëruan se punimet për këtë rrugë do të nisin në korrik.