Përplasje në Këshillin e Kërçovës! Reagime pas emërimit të drejtoreshës së re

TË FUNDIT

Themelimi i ndërmarrjes së re publike “Kërçova Projekt” ka shkaktuar reagime në seancën e Këshillit të Komunës së Kërçovës. Kundërshtimet erdhën nga këshilltarët e opozitës dhe ata të pavarur pas emërimit të drejtoreshës së institucionit, Milena Gjorgjioska Dimitrijeska.

“Dua ta ritheksoj se mirë është që edhe ju si drejtues këshilli mos i mbështeteni. Do të jetë në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe të komunitetit shqiptar. Duhet të jenë të gjithë të përfaqësuar sepse nuk mundet që vetëm njëra palë t’i plotësojë kushtet e meritokracisë, ndërsa pala tjetër të mos i plotësojë. Prandaj mos e mbështetni këtë pikë, duhet të ketë përfaqësim adekuat”, tha Ilir Rushani, këshilltar i BDI-së

“Udhëheqësi i kësaj Ndërmarrje po më pastaj edhe te këshillat si ai drejtues dhe ai mbikëqyrës nuk paraqesin realitetin objektiv në komunën tonëË, tha Kujtim Kasami, klshilltar i pavarur.

“Gjithashtu edhe ju që i morët votat në bazë te asaj që ishit mburoja e shqiptarëve e që tash dolët te jeni mburoja e VMRO-DPMNE-së dhe çdo herë ne kur kërkojmë diçka për shqiptarët dalim se kërkojmë tensione etnike, gjojase neve mundohemi të përhapim tensione”, tha Hasip Zendeli, këshilltar i BDI-së

Kujtojmë se në Komunën e Kërçovës mbi 80% e drejtuesve të institucioneve u ndërruan pas zgjedhjeve lokale, si Ndërmarrja Komunale “Komunalec”, Muzeu i Kërçovës, Ndërmarrja “Sushica”, etj.