Përplasje mes një kamioni dhe një veture me targa të huaja në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën shoferja e veturës

TË FUNDIT

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një kamion me targa të Kosovës dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e përplasjes, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime trupore. Ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe nje veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pesuar lendime. Vdekjen e vikitmës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjajres. Në vendin e ngjajres përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrëfikësve dhe njësitë relevante. Policia e Kosovës, apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.