Përplasja Twitter-Musk, procesi gjyqësor fillon në tetor

TË FUNDIT

Një gjykatë në Nju Jork vendosi që padia e ngritur ndaj miliarderit Elon Musk nga kompania Twitter të shqyrtohet në tetor.

Vendimi përbën një fitore paraprake për rrjetin social, që e depozitoi padinë pasi Musk u tërhoq nga marrëveshja për blerjen e tij për 44 miliardë euro.

Sipas vendimit, çështja do të trajtohet në një proces gjyqësor 5-ditor tetorin e ardhshëm.

Përfaqësuesit e rrjetit social deklaruan se qasja e paqartë e Musk ndaj operacionit të blerjes i shkaktoi Twitter-it dëme të shumta financiare.

Disa ditë më parë, Musk paraqiti një mocion duke kundërshtuar kërkesën e Twitter për të përshpejtuar një gjykim ndaj tij.

Avokatët e Musk, në dokumentet e depozituara në Gjykatën e Kancelarisë së Delaware, thanë se “kërkesa e pajustifikueshme” e Twitter për të nxituar çështjen e bashkimit në gjyq pas dy muajsh duhet të refuzohet.