Të paktën 84 njerëz vdiqën të premten pasi një cisternë karburanti shpërtheu në një periferi të kryeqytetit të Sierra Leone, Freetown, sipas autoriteteve në Afrikën Perëndimore.
Mohamed Lamrane Bah, drejtor i komunikimit për Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Sierra Leones (NDMA), i tha CNN-it se disa njerëz ishin gjithashtu në gjendje kritike pas shpërthimit.
Autoritetet kanë transferuar të lënduarit në spitale dhe kanë mbledhur trupat.
Kryebashkiaku i Freetown, Yvonne Aki-Sawyerr tha në një deklaratë në Facebook se ishte “e pikëlluar kur dëgjoi për një shpërthim përgjatë rrugës Bai Bureh, Wellington, pasi një kamion që transportonte karburant u përplas me një kamion tjetër”.
“Video dhe pamjet fotografike që bëjnë xhiron e mediave sociale janë tronditëse” shtoi Aki-Sawyerr./21Media
