Përplasen Shilegov dhe Mexhiti! Mexhiti e fton në debat Shilegovin për Kryeministrin shqiptar

Must Read

Publikohet platforma për mësim online, Zaev dhe Carovska: Do ta modernizojmë sistemin arsimor

https://youtu.be/JQCcmEbVMSs Nga tetori kështu do të duket një orë mësimi online.

Për menaxhim me mbeturinat tashmë ka projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë

Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to....

Xhaferi: Identiteti është vërtetuar me Kushtetutë, punësimet etnike janë të mira për biznesin

https://youtu.be/gTUcRgYdozA Pas reagimeve të shumta në opinionin publik për shkak të memorandumit...
- Advertisement -

“Të nderuar çairas sot së bashku me mikun tim e përjetuam përditshmërinë tuaj që të mund që sa më mirë të njoftohemi me problemet që ju tangojnë juve. Të dielën më datë 29 dilni masivisht në vendvotimet zgjedhore. Votoni për Visar Ganiu. Votoni për ekipin i cili do të përmirësoje cilësinë e jetës edhe në Çair edhe në Shkup,” tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Kështu fliste në zgjedhjet lokale Petre Shilegov , duke ftuar çairasit të mbështesin Visar Ganiun për kryetar komune.

- Advertisement -

Por si duket tani gjërat kanë ndryshuar. Pas publikimit të parullës mbrëmë në Kalanë e Shkupit, “Pse jo?” janë përplasur kryetari i Qytet të Shkupit dhe ish-kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.

Shilegov e filloi i pari debatin në Facebook:

- Advertisement -

-Përralla të ulëta, politika të ulëta, animacione të ulëta…Prandaj jo!!!

E si kundërpërgjigje, Izet Mexhiti i tha se nëse në SHBA ka mund të bëhet Barack Obama president, përse një shqiptar të mos bëhet kryeministër në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

“Nëse në SHBA mundet Barack Obama të bëhet president i shtetit, pse mos mundet një shqiptar të bëhet kryeministër në RMV? A kjo është një shoqëri për të gjithë siç pretendohet? Pse jo z. Shilegov?” Tha Izet Mexhiti, ish kryetar i Komunës së Çairit.

Shilegov përsëri me status në Facebook, në të cilin i thotë Mexhitit mos flisni ju për Obamën por flisni për rrugët e paasfaltuara të Çairit.

-“Fshehja e paaftësisë personale pas Obamës nuk është asgjë tjetër pos vërtetim të paaftësisë totale që të ballafaqoheni me problemet serioze të qytetarëve. Sidomos në Çair. Mos ju flisni për Obamën. Flisni atyre për rrugë të paasflatuara, mungesën e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Kushtet e substandardeve për jetesë. Në shekullin 21. Në komunën që në mënyrë “obamavike” e keni udhëhequr dhe e udhëhiqni,” tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupi.

E Izet Mexhiti ja përmendi  Shilegovit premtimet e parealizuara të Qytetit të Shkupit.

-“Petre, konceptin “Një shoqëri për të gjithë” unë e kuptoj si koncept ku edhe shqiptari mund t’i aspirojë pozitat e larta shtetërore, siç janë kryeministri, pse jo edhe kryetari i Qytetit të Shkupit të jetë një shqiptar. “Eftini prikazni” për në kala, për mua janë projektet e premtuara “Tuneli nën kala” që do të lidhte 2 anët e Shkupit, të cilin e premtove pa pas asnjë studim, thjeshtë një ëndërr. Edhe Ujësjellësi dhe Kanalizimi është ndërmarrje nën kompetenca direkte tuat,” tha Izet Mexhiti, ish kryetar i Komunës së Çairit.

I kontaktuam sot edhe Shilegovin edhe Mexhitin për të pyetur nëse duan të komentojnë përplasjet e tyre në Facebook. Të dy nuk deshën të prononcohen para mediave, të dy mbeten në atë që e kanë shkruar në profilet e tyre, ndërsa Shilegov tha se nuk ka për qëllim t’i bëjë propagandë Mexhitit sepse ai është bartës liste, ndërsa nuk ka stereotipa për shqiptarët dhe për atë nëse duhet të jetë një kryeministër shqiptar. Ndërsa Mexhiti tha se është i gatshëm që të dalë në debat në çdo kohë me Shilegovin për temën e kryeministrit dhe për çdo gjë tjetër. Ndërkohë që pothuajse para një jave Shilegov dhe Ganiu u përplasën edhe për rrethrrotulimin në Çair në bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase”. Të dy krerët mundoheshin të përvetësojnë meritat e ndërtimit të këtij rrethrrotullimi.

- Advertisement -

Publikohet platforma për mësim online, Zaev dhe Carovska: Do ta modernizojmë sistemin arsimor

https://youtu.be/JQCcmEbVMSs Nga tetori kështu do të duket një orë mësimi online. Në konferencën e...

Për menaxhim me mbeturinat tashmë ka projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë

Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to. Sa i përket mbeturinave si...

Xhaferi: Identiteti është vërtetuar me Kushtetutë, punësimet etnike janë të mira për biznesin

https://youtu.be/gTUcRgYdozA Pas reagimeve të shumta në opinionin publik për shkak të memorandumit bullgar i cili u është...

Hapja e kufijve në rajon – javën ardhshme! Datën do ta përcaktojnë ministrat e shëndetësisë

https://www.youtube.com/watch?v=gLkAe3Hd5jQ Maqedonia e Veriut bashkë me vendet e rajonit pritet të vendosin përfundimisht për kalimin e lirë...

8 viktima nga Covid-19, njëri prej tyre 39 vjeçar

Janë regjistruar 8 viktima si pasojë e koronavirusit, informojnë nga ministria e Shëndetësisë.Viktimat janë të moshës 39, 48, 56, 63,65 dhe 83...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -