Përplasen dy aeroplanë në Rusi

TË FUNDIT

Në aeroportin Sugurt në Rusi sot janë përplasur dy aeroplanë.

Aeroplani ATR-72, i cili ishte nën mirëmbajtje në kohën e aksidentit dhe kishte motorë të ndezur, filloi të lëvizë rreth aeroportit për arsye të panjohura deri më tani, gjë që shkaktoi përplasje me një aeroplan Jak-40.

Mediat lokale raportojnë se të dy aeroplanët pësuan dëmtime mekanike, por që në kohën e përplasjes ata nuk kishin udhëtarë ose anëtarë të ekuipazhit, kështu që askush nuk u lëndua.