Përpjekje për të ndaluar emrat shqip të rrugëve! VMRO-DPMNE tenton të ndalë ndryshimin e emërtimeve

TË FUNDIT

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit kanë propozuar që të shfuqizohet vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit. Me 24 vota “pro” dhe 19 “kundër” ky propozim hyri në rend të ditës, si pikë shtesë.

“Rezultati nga votimi, 24 vota “pro” dhe 19 “kundër”, të përmbajtur nuk kishte. Konstatoj se edhe ky propozim për shtim të rendit të ditës me vendimin për ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit, është pranuar dhe shtuar e 25-ta në rendin e ditës”, tha Trajko Sllveski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Propozuesja e kësaj iniciative Marija Andonovska, këshilltare VMRO-DPMNE-së,  tha se për këtë vendim ka paqartësi dhe mungesë dokumentacioni.

 “Kërkoj në seancën e sotme në rendin e ditës të shtohet edhe një pikë, vendim për shfuqizim të vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit. Është vendim që është sjell nga përbërja e kaluar, është sjell në kohën para zgjedhjeve”, pohoi Marija Andonova, këshilltare në Qytetin e Shkupit- VMRO-DPMNE.

Propozimin e kundërshtoi këshilltarja e LSDM-së  Lubica Jançeva e cila theksoi se me shfuqizim të vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve shkelet rregullorja.

 “E para dua të jap vërejtje se nuk është kërkuar urgjencë, për se është urgjente pika dhe e dyta me vendimin për shfuqizimi të vendimit, nuk shfuqizohet vendim për emërim të rrugëve, kjo është shkelje e rregullores, dhe e treta nëse vendosni ta pranoni propozimin kërkoj votim me emër për këtë pikë”, deklaroi Lubica Jançeva, këshilltare në Qytetin e Shkupit- LSDM.

Për këtë propozim u kërkua që të votohet me emër e me mbiemër. E edhe zëvendës kryetarja e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi votoi pro që pika të futet në rend dite. Nga grupi i këshilltarëve të BDI-së, Besnik Ajeti tha se me dy votat e Aleancës dhe Alternativës kjo pikë hyri në rend dite.

 “Ne si grup këshilltarësh kemi votuar “për” kur ka qenë pjesë që në mandatin e parë dhe kjo për ne nuk është e tolerueshme. Se për herë të parë në Qytetin e Shkupit emërohen sheshe dhe rrugë me emra të shqiptarëve.01.38- Ajo është pjesë shtesë kur të nise debati për pikën e rendit të ditës”, tha Besnik Ajeti, këshilltar në Qytetin e Shkupit- BDI.

Ndryshe vendimi që është në fuqi parasheh që disa Rrugë të Shkupit të mbajnë edhe emra të rilindësve shqiptarë. Në formatin e ri të Qytetit të Shkupit tani shumicën e këshilltarëve e përbëjnë këshilltarët VMRO-DPMNE-së ASH-së dhe të Majtës.