Përmbytje në Poroj e Trebosh! Punimet në qarkore bllokuan rrjedhat e ujit

TË FUNDIT

Toka bujqësore të përmbytura në fshatin Poroj dhe Trebosh të Tetovës.

Toka bujqësore të përmbytura në fshatin Poroj dhe Trebosh të Tetovës.

Për këtë përmbytje bujku Nexhbedin Abdiu thotë se fajtor është faktori njeri, pasi ata që janë duke kryer punimet e qarkoren Tetovë-Neproshten, nuk e kanë parapërgatitur terrenin për raste të këtilla, duke e ditur se kjo pjesë është fushëgropë dhe mblidhet ujë.

Të njëjtën gjë na e tha edhe një bujk tjetër, tokat e të cilit po ashtu është përmbytur.

Kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Xhepçisht thotë se asnjëherë banorët e kësaj zone nuk kanë qenë pengesë për ndërtimin e autostradës, duke pasur besim të plotë te autoritetet, por nga kjo kanë parë vetëm dëm deri më tani!

Për të parë gjendjen nga afër ishte kryetari i Tetovës Bilall Kasami. Ai e pohon se si rezultat i punëve ndërtimore në qarkoren nga fshati Trebosh për në Jazhincë, janë bllokuar disa rrjedha të ujit që kanë përmbytur tokat. Siguroi se me mbylljen e punimeve, kjo nuk do të ndodhë më.

Bujqit dëmet në toka i vlerësojnë disa mijë euro, por nga ajo që tha Kasami, vështirë se dëmshpërblimi do të vijë nga komuna ose qeveria, sepse këtë duhet të bëjë kompania e sigurimeve, nëse tokat kanë qenë të siguruara.

Vonesën e mbylljes së punimeve Kasami e arsyetoi me ndërrimin e pushtetit, pasi drejtoria e re e Rrugëve shtetërore është dashur të bëjë revizion të punëve, të cilat tani, sipas tij, po realizohen me intensitet dhe do të mbyllen brenda verës që po vjen.