Përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu, vdesin 78 persona

TË FUNDIT

Së paku 78 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur pas reshjeve të shiut dhe stuhisë që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Nepal dhe në një pjesë të Azisë Jugore.

“Të paktën 64 njerëz kanë vdekur në Nepal, me 31 persona të tjerë të identifikuar si të zhdukur dhe më shumë se 2 mijë e 500 të tjerë janë evakuuar“, tha Ministria e Punëve të Brendshme të Nepalit të hënën në mëngjes.

Kërkimet dhe përpjekjet për shpëtim janë rritur, me agjenci të shumta federale, Ushtria Nepaleze dhe forcat paraushtarake janë mobilizuar.

14 persona kanë vdekur në shtetin verilindor të Bihar, që shtrihet në kufirin Indi-Nepal. Numri i të vdekurve mund të rritet, transmeton rtv21.tv.

Në vitin 2017, Nepali kishtë pësuar përmbytje duke lënë të paktën 143 persona dhe duke dëmtuar rreth 80 mijë shtëpi.

Qytetet indiane gjithashtu përballen me vërshime vdekjeprurëse pothuajse çdo vit./21Media