Përmbysje në pjesën lindore të ishullit grek, Kretë

TË FUNDIT

Të reshurat e mëdha gjatë natës dhe herët në mëngjes, shkaktuan përmbysje në pjesën lindore të ishullit grek Kretë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Janë vërshuar shtëpi dhe rrugë, automobilë janë parë në det, ndërsa shërbimi zjarrfikës i Greqisë ka pranuar 230 thirrje për intervenim, pej të cilave një pjesë kanë qenë për transportimin e qytetarëve nga pjesët e përmbysyra.

Sipas shërbimit meteorologjik të Observatoriumit kombëtar në Athinë, prej dje deri ora 9 në disa pjesë të Kretës janë regjistruar diçka më pak se 100 milimetra shi.