Përleshje mes popullatës dhe policisë në Francë

TË FUNDIT

Në qytetin francez Arzhentej shpërtheu valë e re e dhunës me skena që përkujtojnë në luftë qytetare, njoftojnë mediumet lokale.

Në rrjetet sociale janë publikuar xhirime nga dhuna në qytetin francez, që gjendet afër Parisit. Në to shihet një automobil i djegur, disa të përmbysur dhe grupe njerëzish si gjuajnë me fishekzjarre drejt policisë, e cila tenton të intervenojë, transmetojnë mediumet franceze.

Bëhet fjalë për qytet, ku shpesh ka dhunë dhe konflikte me policinë, me ç’rast vitin e kaluar është vrarë një djalë 18-vjeçar, me emrin Sabri. Ai e humbi jetën në motoçikletë, ndërsa në afërsi të fatkeqësisë ka pasur edhe një automjet policor.

Derisa hetimet zyrtare kanë konfirmuar se bëhet fjalë për rast të fatkeqësisë, “ku ka marrë pjesë edhe një person i tretë”, familja e të ndjerit e akuzon policinë se është përgjegjëse për vdekjen e tij dhe kërkon hetim të mëtejshëm.