Shitja e SHA Sllavija është ndalur përkohësisht për shkak të kërkesës së masës së përkohshme që i është dorëzuar gjykatës e cila sipas detyrës zyrtare ka vepruar për kërkesën e ish pronarit Kirill Koçevski.
“Bordi drejtues i Agjencisë në bazë të propozimit të dorëzuar për ngritjen e procedurës për masë të përkohshme nga Gjykata dhe sipas praktikës së deritanishme, ka vendosur që përkohësisht ta ndalojë procedurën për shitje. Kjo do të thotë se shitja nuk mund të realizohet derisa zgjat masa e përkohshme, por nuk do të thotë se Agjencia hoqi dorë nga shitja e aksioneve, por se do t’i ndjekë bazat ligjore për të vepruar”, tha drejtori i Agjencisë për pronë të konfiskuar, Faton Asani.
Avokati Levko Tanevski nuk e ka të qartë se si Agjencia u bë pronare e aksioneve të Sllavisë për shkak se të njëjtat janë marrë nga personi i tretë i cili nuk ka kryer asnjë vepër penale.
“Nuk guxon të konfiskojë pronë nga persona fizikë dhe juridikë, ndërsa për atë të mos ketë aktvendim gjyqësor ku nuk përmendur ata. Një aktvendim të tillë kërkoni edhe nga drejtori i Agjencisë për pronë të konfiskuar, por nuk do të gjeni”, vlerëson avokati, Levko Tanevski.
Për t’u bërë RMV-ja pronare, duhet që në aktvendimin gjyqësore për këtë lëndë të thuhet se çfarë po konfiskohet, e jo këtë ta bëjë Agjencia me procedura jo ligjore.
Në brifingun e sotëm me gazetarët, drejtori Asani u përgjigj se nuk ka pasur kornizë kohore, me çka lejohet që aksionet të shiten. Për shkak të vërejtjes së revizorit të jashtëm, Agjencia i ka vendosur të gjitha aksionet e 10 kompanive në bursë.
“Sipas rregullores së Agjencisë, e publikuar në gazetën zyrtare 20143 , neni 19, paragraf 2, nëse në periudhë prej 12 muajve para ditës së shpalljes së shitjes së aksioneve nuk ka pasur tregtim në bursë, çmimi fillestar përcaktohet në lartësi të vlerës nominale të aksioneve me të cilat bëhet tregtim gjatë 5 ditëve të ardhshme për tregtim. Nëse edhe pas 5 ditëve për tregtim, në ankandin e bursës mbeten aksione që nuk janë shitur, Agjencia mund në 5 ditët e ardhshme për tregtim ta ulë çmimin për 25% nga vlera nominale deri në shitjen përfundimtare”, shtoi më tej Asani.
Në vlerë prej mbi 25 milionë eurove, borxh prej rreth 17 milionë eurove dhe vlerë nominale e aksioneve prej 51 eurove ishte vlerësimi i SHA Sllavija në vitin 2012. Në 2013 Qeveria ka sjellë vendim për fillim të shitjes së objekteve për mbulimin e shpenzimeve në bazë të pagave dhe shkallë së interesit ndaj të punësuarve, ndërsa faza e ardhshme do të ishte shitja e aksioneve. Me shitjen pjesë pjesë e jo si një pako, është ulur vlera e pronës, ndërsa me këtë edhe vlera e aksioneve.
Sipas gjendjes aktuale, SHA Sllavija ka borxh ndaj 72 kreditorëve në vlerë prej mbi 2 milionë euro pa shkallë interesi. Në 2020 llogaria përfundimtare është rreth minus 700 000 denarë duke mos realizuar përfitim. Gjendja e pronës përbëhet prej 16 shitoreve që nuk janë legalizuar dhe për të cilat nuk mund të gjendet zgjidhje juridike. Godina e drejtorisë që gjendet në tokën që nuk është në pronësi të SHA Sllavija, hapësirë e depos dhe toka në të cilën gjenden ata në Kisella Vodë.
