Përkeqësohet lufta ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit

TË FUNDIT

Në veprimet e deritanishme treditore ushtarake ndërmjet forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit rreth rajonit kontestues Nagorno – Karabah, janë vrarë gati njëqind persona, në mesin e të cilëve edhe civilë.

Nagorno – Karabah është rajon i ndarë i cili gjendet në kuadër të Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenë etnikë dhe është i mbështetur nga shteti amë Armenia. Me luftën e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar ky rajon u nda nga Azerbajxhani, por nuk njihet ndërkombëtarisht.

Udhëheqësia lokale bëri të ditur se deri më tani në luftërat, të cilat filluan të dielën në mëngjes, janë vrarë 84 ushtarë të saj, por se ka edhe viktima civile.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev, nga ana tjetër, deklaroi se në granatimet javore armene ishin vrarë 10 civilë. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për viktimat mes forcave ushtarake të Azerbajxhanit.

Ministria armene e Mbrojtjes sot bëri të ditur se ishte djegur një autobus civil në qytetin armen Vardenis, në vetë kufirin me Azerbajxhanin dhe larg Nagorno-Karabah, pasi ishte goditur nga një fluturake pa pilot e Azerbajxhanit, por, duket, se nuk ka të lënduar në incidentin.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit bëri të ditur se armata armene nga Verdenisi e ka granatuar rajonin e Azerbajxhanit Dashkesan. Armenia i mohon këto zëra.