Përfundon masa për kufizimin e marzhave të fitimit të një pjese të produkteve ushqimore bazë, që ishin pjesë e të ashtuquajturës shportë konsumuese të vjeshtës. Vendimi u mor nga Qeveria në gjysmën e dytë të shtatorit, ndërsa me të u përfshinë 73 produkte ushqimore bazë, marzha bruto e fitimit të të cilave u kufizua në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.
Qeveria paralajmëron se do të kundërshtojë ashpër nëse çmimet rriten sërish. Pas ministrit të Ekonomisë, edhe kryeministri Hristijan Mickoski pardje paralajmëroi se do t’i përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të mbrojtur standardin e qytetarëve.
“Pres së bashku me odat, tregtarët dhe prodhuesit që të mos ketë tërbim. Nëse vjen deri te kjo, ne do të reagojmë ashpër dhe do ta mbrojmë standardin e qytetarëve me gjithçka që kemi si mjet në dispozicion”, tha Mickoski para pjesëmarrjes në Konferencën e parë vjetore në Blumberg Adrija në Shkup.
Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi në deklaratë për mediat të dhënë më 25 tetor vlerësoi se masa ka dhënë rezultate sepse çmimet e produkteve të caktuara janë ulur nga pesë deri në dhjetë për qind. Ai beson se tregtarët nuk do t’i rrisin çmimet sepse nga fundi i shtatorit është në fuqi edhe Ligji për praktika të padrejta tregtare me të cilin mbi 2.500 produkte kanë një diferencë të kufizuar prej 10 për qind.
“Nëse muajin e ardhshëm kemi rritje drastike të çmimeve, do të marrim masa më të rrepta”, tha Durmishi.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ku e përpunojnë shportën konsumatore sindikale me tregues se sa janë shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe, thonë se masa e Qeverisë nuk i ka dhënë rezultatet e dëshiruara sepse tregtarët kanë mashtruar.
“Është e rëndësishme të theksohet se masa e qeverisë për kufizimin e lartësisë së marzhave dha një pjesë të rezultatit të dëshiruar, por për shkak të lakmisë për fitim tek tregtarët që shteti duhet të frenojë, ata, kur e kuptuan qëllimin e qeverisë për këtë masë, i rriten çmimet e të gjitha produkteve, dhe këtë e konfirmojmë me rritjen e vlerës së pjesës së ushqimeve dhe pijeve në shportën minimale të Lidhjes për më shumë se 717 denarë për muajin e fundit të shtatorit, ndërsa në të njëjtën në pjesën e ushqimeve dhe pijeve në muajin tetor 2024, që është 22.069,00 denarë në krahasim me muajin shtator 2024 (23.034,00 denarë) është ulur për 965,00 denarë”, theksuan nga LSM-ja gjatë shpalljes së shportës sindikale për muajin tetor.
Nga LSM-ja mbeten të qëndrimit se gjatë krijimit të masave, Qeveria duhet të përfshijë edhe sindikatën, ndërsa janë të nevojshme edhe kontrolle më të mëdha dhe gjoba për tregtarët e pandërgjegjshëm.
Të dhënat e LSM-së tregojnë se një familjeje katër anëtarëshe në tetor i nevojiteshin minimum 61.249 denarë për plotësimin e nevojave elementare. Kjo shumë rritet nëse familjes paguajnë edhe qira për banesë. Pjesa më e madhe e nevojave mujore ose 22.069,00 denarë nevojiteshin vetëm për ushqim dhe pije.
LSM kërkon edhe rritje të pagës minimale në 450 euro, por tani për tani kjo çështje mbetet e hapur.
Kryeministri Mickoski dje në deklaratë për mediat tha se në Propozim-buxhetin për vitin 2025, i cili këto ditë do t’u prezantohet deputetëve, janë parashikuar mjete për rritje të pagave dhe si rezultat i marrëveshjes së arritur me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) tashmë nga nëntori të punësuarit do të marrin rritjen e parë. Pret që të hënën ose të martën të fillojnë edhe bisedimet me Sindikatën e Shëndetësisë.
Nga Qeveria, sipas deklaratave të deritanishme, paralajmërojnë edhe shportë konsumuese të Vitit të Ri, Krishtlindjeve, Ramazanit… me kohëzgjatje të kufizuar.