Përfundon procesi i votimit në Kërçovë!

TË FUNDIT

Procesi i votimit për personat e infektuar me Covid – 19 dhe të izoluarit ka filluar në orën 9 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 11:30, raporton TV21.

Në teren ishin dy ekipe mobile që realizonin procesin e votimit.

Kryetarja e KKQ-së Kërçovë Antigona Seferi tha se procesi është zhvilluar pa probleme. Kanë qenë të paraqitur 35 persona për të votuar, por sot të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar vetëm 32 persona. Dy persona kanë refuzuar të votojnë, ndërsa njëri ka qen i shtrirë në spital.