U luajt sfida dramatike, me përmbysje spektakolare të rezultatit mes Kamerunit dhe Serbisë, të cilat përballeshin në xhiron e dytë të Kupës së Botës, në grupin G. Barazim 3-3, që e lë gjithçka hapur për ndeshjet e fundit të këtij raundi. Të dyja kombëtaret humbën në debutimin e tyre në “Katar 2022”. Skuadra afrikane u mund 1-0 nga Zvicra, ndërsa Milinkovic -Savic dhe shokët e tij përfunduan të likujduar 2-0 kundër Brazilit.
Ekzistonte vetëm një precedent midis “luanëve të paepur” të Song dhe kombëtares së Stojkovic: ndeshja miqësore e vitit 2010 në Beograd, e fituar nga Serbia 4-3. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Brazili e Zvicra, që do të përballen sot direkt për kreun në orën 17:00.
Vlahovic e nisi sërish në stolin e Serbisë, siç ka ndodhur tashmë ndaj Brazilit, ndërsa Kostic më në fund ishte startues, pas rikuperimit nga një problem muskulor. Titullar luajti edhe Sergej Milinkoviç-Savic i Lazio, i cili po përballej me dhimbjet e kyçit të këmbës. Ai madje shënoi gol.
Te Kameruni, 29-vjeçari Epassy, portieri i Abha Arabs, zëvendësonte Onanën e pezulluar për arsye disiplinore nga trajneri Song. Në mesfushë ishte napolitani Anguissa, ndërsa qendërsulmues luajti Choupo-Moting i Bayern Munich, që shënoi golin e tretë dhe të barazimit 3-3.
