Përfundon greva e doganierëve grekë, fillon qarkullimi mes Maqedonisë dhe Greqisë

TË FUNDIT

Në orën 6 të mëngjesit ka përfunduar greva dyditore e doganierëve grekë, ka njofuar shefi i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug në MPB, Sllavço Bogev.

Ai bëri të ditur se hyrja në Greqi përmes tre vendkalimeve Bogorodicë-Evzoni, Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki nuk ka pengesa, po vijon normalisht.

Për dy ditë, qarkullimi në pikat kufitare me Greqinë ka qenë i mbyllur për shkak të grevave që kishin doganierët. Gjatë këtyre ditëve nuk është  lejuar qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve por vetëm këmbësorët, pa bagazhe si dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.