Përfundoi pjesa e parë e rikonstruimit të “Rrugës së plastikeve”

Must Read

Mickoski në TV21: S’ka më parim “fituesi me fituesin” por “programi me program”

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin ClickPlus në TV21 deklaroi se që...

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është...
- Advertisement -

Me aplikimin e shtresës përfundimtare të asfaltit, këtë fundjavë, ekipet e Qytetit të Shkupit finalizuan fazën e parë të zgjerimit dhe rikonstruimit të bulevardit “Nikolla Karev”, gjegjësisht rrugën e njohur “Rruga e plastikeve”, me të cilën Shkupi fiton edhe një tjetër rrugë moderne që ka katër korsi, shteg për biçikletë dhe shteg për këmbësorë dhe  gjelbërim në mes, kumtuan autoritetet e qytetit.

“Në periudhën e fundit, me rritëm të përforcuar dhe intensivisht si dhe duke punuar natën u rikonstrua ky bulevard i cili është një ndër rrugët më të rëndësishme në Shkup sepse lidh katër komuna – Gazi Babën, Çairin, Qendrën dhe Karposhin. Për këtë arsye ky rikonstruim ka rëndësi të posaçme dhe është e interesit të posaçëm për qytetarët të cilët në numër të madh lëvizin çdo ditë dhe e kalojnë këtë pjesë të frekuentuar të qytetit”, thuhet në kumtesë.

Punët ndërtimore këtë fundjavë janë kryer në drejtimin nga udhëkryqi me rrugën “Samoilova” në afërsi të Ambasadës të SHBA-së, deri te hyrja në kazermën “Ilinden”, ndërsa me rikonstruimin e rrugës nga rrethrotullimi në Bit Pazar me gjatësi prej 1.440 metra, Shkupi fitoi edhe një zgjidhje të re bulevardi.

“Deri më tani, në rrugë është vendosur kanalizim tërësisht i ri atmosferik, i cili nuk ekzistonte, dhe është kryer rikonstruksion i plotë i instalimeve të tjera nëntokësore. Në vijim është projektimi i fazës së dytë, i cili do të përfshijë aktivitete ndërtimore në shtrirje nga hyrja në kazermën “Ilinden” deri te kryqëzimi me bulevardin “Sllovenia”, si dhe ndërtimin e një kryqëzimi të madh afër rrugës “Tetovska trosharina”, shtohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit./MIA

- Advertisement -

Latest News

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës së sportit në fshatin e...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është Klinika infektive. Çdo ditë numri...

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

https://youtu.be/JAU8iVA1Dg0 Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me një sërë kritika për mënyrën...

Nga sonte deri të hënën orë policore! Qytetarët të revoltuar, Filipçe insiston për kontrolle më të ashpra

https://youtu.be/LEiNXM7EEU8 Lëvizja e lirë e qytetarëve zgjati vetëm 10 ditë. Pasi më 26 maj u shfuqizua, dje...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -