Një 45-vjeçar nga Bingham në Nottinghamshire ndërroi jetë në mënyrë të papritur, disa orë pasi kishte përfunduar maratonën e Londrës, që u zhvillua në kryeqytetin britanik, fundjavën që lam pas.
Steve Shanks u ndje keq teksa po udhëtonte për në shtëpi, pas suksesit në garën e rezistencës, të cilën e kishte përfunduar për më pak se 3 orë.
Lajmi për vdekjen e Shanks u nda nga bashkëshortja e tij Jessica në rrjetet sociale, e cila shprehej se ishte shkatërruar nga kjo humbje.
Një zëdhënës i Maratonës së Londrës shprehu keqardhjen për këtë humbje duke thënë se Shanks ishte një vrapues me eksperiencë, që kishte marrë pjesë disa herë në kompeticione të tilla të rëndësishme.
