Ka përfunduar gazifikimi i Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, i cili ishte si një nga ndotësit më të mëdhenj në Shkup, sepse deri më tani është ngrohur me mazut. Për gazifikimin e spitalit janë investuar 17 milion denarë.
Ministri i Shëndetësisë Vanko Filipce, i cili sot së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Sistemit Politik Artan Grubim dhe Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, vizituan spitalin gjinekologjik në Çair.
Ministri Filipçe theksoi se bëhet fjalë për një projektë të rëndësishëm kapital i cili do të zgjidhë problemin në ndotjes.
“Deri më tani është ngrohur me mazut dhe ishte njëri ndër ndotësit më të mëdhenj në Shkup, ankoheshin të gjithë. Këto oxhaqe të zeza më nuk do të funksionojnë. Janë vendosur panele në çati të cilat përdoren të ngrohet uji dhe bojlerët dhe rezervuar i veçantë për gaz i cili pranon gaz primar me të cilin do të ngrohet spitali në periudhën e dimrit, por njëkohësisht do të përdoret për ujë të ngrohët”, deklaroi Filipce.
Ministri i Shëndetësisë tha se shuma totale e investuar është 17 milion denarë me TVSH.
“Mendoj se është një projekt shumë i rëndësishëm, veçanërisht që në njësinë projektuese te ne në Ministrinë e Shëndetësisë shqyrtohen edhe projekte të tjera me të cilat do të vazhdojmë. Me mbështetjen e Bankës Botërore bisedojmë për efikasitet energjetik dhe për institucione t tjera shëndetësore. Kemi investim në kuadër, investim në pajisje. Investim gjithëpërfshirës në çdo segment të spitaleve, veçanërisht në këtë ku spitali më nuk do të jetë ndotës, do të ngrohet me gaz” tha Filipce.
Ai informoi se rezervuari është bërë në mënyrë që në momentin kur të arrijë gazifikimi qendror të jetë në gjendje të lidhet me tubat e furnizimit.
