Ekipet e Qytetit të Shkupit, duke aplikuar shtresën e fundit të asfaltit në rrugën në bulevardin “ASNOM” në Komunën e Aerodromit, këtë fundjavë përfunduan fazën e parë të rikonstruimit të këtij bulevardi, në drejtimin nga udhëkryqi me rrugën Vasko Karangelevski ”, deri tek udhëkryqi me Bulevardin “Serbija ”afër urës “Binjakët”.

“Pas përfundimit të kësaj faze, bulevardi përmes urës së re, që tashmë është në ndërtim e sipër, duhet të lidhet me lagjen ‘Keramidnica’ në Komunën e Gazi Babës, dhe prej andej edhe Aerodromi do të fitojë lidhje të re trafiku me Qendrën në ish-panairin e Shkupit”, shtohet në kumtesën e qytetit të Shkupit./MIA

