Përfshihet nga zjarri një autobus në stacionin hekurudhor në Shkup (VIDEO)

TË FUNDIT

Digjet një autobus privat për transport publik në stacionin hekurudhor në Shkup.

Shuarja e zjarrit është bërë nga 10 zjarrfikës me dy automjete. Borçe Menkovski, komandanti i zjarrfikësve theksoi se autobusi është përfshi nga zjarri derisa ka qenë i parkuar në stacion dhe në të nuk ka pasur udhëtarë.

Nuk ka persona të lënduar. Sipas të dhënave të para, arsyeja e zjarrit mund të ketë qenë problemi me instalimin elektrik të mjetit”, deklaroi Menkovski.

Автобус изгоре на стојалиштето под Железничка станица

Автобус изгоре на стојалиштето под Железничка станица

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 13. Mai 2020