Performanca magjike të Tunës dhe Shpat Dedës në natën e parë të “The Park Festival” në Gostivar (Video)

TË FUNDIT

Me performancat e zjarrta të Shpat Dedës dhe Tunës, mbrëmë u hap nata e parë e festivalit të The Park Festival, manifestim muzikor i cili organizohet në Gostivar.

Dy koncertet u mbajtën në parkun e qytetit, në të cilat mori pjesë numër i kufizuar i publikut. E gjithë ngjarja u zhvillua sipas protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi.

Shpat Deda dhe Tuna së bashku me orkestrën publikun e argëtuan me hitet e tyre të njohura.

#Tuna në #TheParkFestival, Gostivar

#Tuna në #TheParkFestival, Gostivar

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 3. September 2020
Performanca e #ShpatDedaj në #TheParkFestival, Gostivar

Performanca e #ShpatDedaj në #TheParkFestival, Gostivar

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 3. September 2020

Për sonte në The Park Festival është caktuar performanca e orkestrës Mexhikal që e drejton Emin Xhijan dhe do të performojnë tema të filmave të njohur vizatimorë.

Në ditën e tretë (5 shtator) koncert do të mbajnë “Nokaut” në të cilin si mysafir special është paralajmëruar Igor Xhambazov.

Për adhuruesit e muzikës elektronike do të ketë natë të veçantë gjegjësisht të dielën më 6 shtator, në të cilën do të performojnë Janski, Redon Robi, Fiks dhe Fluder.

Gjatë netëve të festivalit çdo natë prej orës 18 deri në orën 20 në teatrin veror të bregut të djathtë të lumit Vardar organizohen ekspozita dhe performanca të artistëve të rinj. Në natën e parë veprat e veta i ekspozoi artistja e re Enia Rashidi.

The Park Festival organizohet nga produksioni “In Boks Entertejment” me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Gostivarit.