Tani që jemi në kohën e muajit të shenjtë të Ramazanit, qytetarët e shtojnë edhe konsumimin e hurmës.
Por, pak persona dinë për përfitimet e mëdha shëndetësore që na vijnë nga konsumimi i hurmës.
Në aspektin shëndetësor dhe ushqyes, hurmat konsiderohen si frutat më të shëndetshme në planet. Hurma e cila kultivohet kryesisht në viset e ngrohta ndihmon në reduktimin e anemisë, hipertensionit, kolesterolit të lartë, diarresë etj.
Hurma është e pasur me fibra natyrore të cilat janë parësore në funksionimin e duhur të zorrëve madje, konsumimi i saj tretë shpejtë ushqimin dhe na mbanë të ngopur.
Sheqeri natyral që posedon hurma, është alternativë e mirë kundër konsumit të sheqerit të zakonshëm.
Personat anemik duhet të hanë sa më shumë të jetë e mundur sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit.
Rekomandohet gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzëna si dhe ndikon në forcimin e zemrës.