Përfaqësuesja e Eriksenit siguron çerekfinalen e EURO2020

TË FUNDIT

Danimarka ia ka dalë të kualifikohet në çerekfinale të EURO 2020.

Kombëtarja e drejtuar nga Hjulmand triumfoi 0-4 ndaj Wales, në Amsterdam.

Goli i parë erdhi pas 27 minutash lojë, me Damsgaard që jep një assist për Dolberg dhe ky i fundit nuk fal.

Pjesa e dytë nis mirë për danezët, ku pas një gabimi në mbrojtje, përfiton Dolberg, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit Ward. I 3-ti dhe i katërti vijnë nga Maehle dhe Braithwaite, në minutën e 90-të.

Ky triumf me siguri shkon për shokun e ekipit, Eriksen, i cili në ndeshjen e parë të Europianit ra papritur në tokë.

Kështu, Danimarka gjen në çerekfinale fituesin e çiftit Hollandë-Republika Çeke, 90minutësh ky që është në program për nesër.