Përdhunohet gruaja nga dy studentë

TË FUNDIT

Përdhunohet gruaja nga dy studentë

Përdhunohet gruaja nga dy studentë

Dy studentë të pasur italianë dhunojnë një grua në dhomën e mirëmbajtjes së një klubi nate në Londër.

Vetëm gjashtë minuta pasi gruaja 25-vjeçare u takua me Ferdinando Orlando, 25 vjeç dhe Lorenzo Costanzo, 26 vjeç, në Toy Room Club nën Palladiumin e Londrës, ata po bënin seks në dhomën anësore pranë tualeteve.

Dyshja u dënuan unanimisht për dy akuza për përdhunim, pasi gjykata tha se gruaja ishte shumë e dehur për të pranuar seksin, transmeton rtv21.tv.

“Mbaj mend që isha shumë e dehur dhe pastaj isha në tualetet e klubit me aq shumë dhimbje, duke mos dashur të dilja dhe pastaj mbaj mend që isha në rrugë, duke u ulur në trotuar”, tha ajo.

Viktima pësoi lëndime të rënda gjatë sulmit dhe i duheshin 230 ml gjak./21Media