Menjëherë pas formimit të frontit opozitar AAA-BESA-LD, filluan përçarjet brenda opozitës, kur nga Besa u distancua Arjanit Hoxha, ndërsa në Tetovë u shfaqën pakënaqësitë brenda degës së Alternativës. Në prapavijë të kësaj, kryetari i Alternativës thotë se është BDI e cila sipas tij, ka njerëz të infiltruar te partitë opozitare.
-Kush qëndron pas kësaj?
Oponentët tanë.
-Nëpërmjet kujt?
“Nëpërmjet njerëzve që i kanë infiltruar në parti, nëpërmjet njerëzve që kanë interesa të caktuara nëpër mjet njerëzve që shantazhohen”, tha Afrim Gashi- kryetari i Alternativës.
-Po thoni se BDI ka njerëz brenda Besës, brenda AAA?
“Thash, janë plot arsye, njëra prej tyre është edhe ajo. Por më shumë janë njerëz që lakmojnë, shiten, shantazhohen, kanë hyrë në procese korruptive dhe BDI-ja përmes organeve të gjyqësorit dhe prokurorisë i mban pezull i kërcënon i shantazhon dhe shumica prej tyre nuk dua të përgjithësoj e kanë për detyrë ta bëjnë atë punë, urdhër kanë dhe atë urdhër ua përcakton BDI-ja, kur ne bëjmë diçka ata I thonë tash ti duhet me dal, tash ti d.m.th. është orkestrim”, theksoi Afrim Gashi- kryetari i Alternativës.
Gashi komentoi edhe deklaratën e Arben Taravarit i cili tha se blloku opozitar është derivate i BDI-së. Gashi mohoi që Taravari në këtë deklaratë ta ketë përfshirë edhe Alternativën.
“Nuk ka lidhje, Arbenit ndonjëherë i shpëtojnë disa fjalë nga goja, por e di që së paku Alternativa edhe unë personalisht nuk kam qenë në asnjë parti politike para themelimit të Lëvizjes Besa, unë kam qenë njëri prej themeluesve të asaj partie, ka ndodh ajo që ka ndodh me ndarjen dhe prej 2019 kemi subjektin tonë Alternativa dhe subjekti jonë nuk është derivat I BDI-së “, tha Afrim Gashi- kryetari i Alternativës.
Gashi në “Summer Click” nuk la pa përmendur as LSDM-në dhe pakënaqësinë ndaj kryetarit të kësaj partie Dimitar Kovaçevskit. Ai tha se nuk ka besim te LSDM, për shkak se sipas tij, kjo parti shkeli marrëveshjen që kishin për qeverisje.
