Përballu me realitetin dhe jepi fund luftës në Ukrainë, SHBA me thirrje ndaj Putinit

TË FUNDIT

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Vladimir Putinit të përballet me realitetin dhe të tërheqë trupat nga Ukraina, deklaratë që vjen pasi presidenti rus e quajti konfliktin një “luftë”.

Që nga 24 shkurti, Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e botës e kanë ditur se ‘operacioni ushtarak special’ i Putinit ishte një luftë e paprovokuar dhe e pajustifikuar kundër Ukrainës. Më në fund, pas 300 ditësh, Putin e ka quajtur luftën ashtu siç është. Si hapi tjetër në njohjen e realitetit, ne i bëjmë thirrje atij që t’i japë fund kësaj lufte duke tërhequr forcat e tij nga Ukraina“, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi shtoi se, pavarësisht nga retorika e Putinit, “agresioni i Rusisë kundër fqinjit të saj sovran ka rezultuar në vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje”./ CNN.gr