Sektori për parandalimin e krimit të organizuar parashtroi padi penale kundër katër personave – kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë, për arsye se tre subjekteve juridike u kanë ndarë licenca për ushtrimin e veprimtarisë energjetike me këtë rast pa u plotësuar kushtet dhe kriteret. Pastaj kanë sjellë edhe vendime me të cilat këtyre subjekteve juridike u janë pranuar shpenzime më të mëdha nga e lejuara dhe me këtë u është mundësuar të realizojnë të ardhura më të mëdha nga të ardhurat e lejuara maksimale të rregullta. Në këtë mënyrë kanë mundësuar personi ligjor Ballkan Enerxhi, ndërsa në dëm të qytetarëve të realizojë dobi të kundërligjshme pronësore në vlerë të përgjithshme prej 6.659.349 euro.
