Pas rënies së regjimit totalitar, për gati tri dekada, rreth 1,64 milionë qytetarë shqiptarë ose 36 për qind jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kryesisht në Greqi, Itali, Gjermani, SHBA, Kanada, Britani e Madhe dhe Zvicër.
Shqipëria përjetoi periudhë intensive të emigrimit nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, i cili vazhdon edhe sot, edhe pse me shkallë të ndryshme dhe jo me intensitet të njëjtë.
Vala emigruese sqarohet me një varg faktorësh socio-ekonomikë, por edhe si rezultat i politikave joefikase të Qeverisë për përballjen me emigrimin masiv.
Sipas Institutit Shtetëror për Statistikë, INSTAT, vetëm në periudhën 2011-2019, 13 për qind e popullatës ka emigruar, ose mijë 360 mijë persona.
Mbi 53 për qind e atyre të cilët e kanë lëshuar vendin kanë arsim të mesëm ose të lartë, me çka shumica janë të rinj. Rreth 60 për qind e tyre si shkak e theksojnë varfërinë.
Sipas Armela Xhahos, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim edhe më tutje, kryesisht të rinjtë, shfrytëzojnë edhe mundësinë më të vogël që ta lëshojnë vendin.
“Nga janari deri në gusht të këtij viti 30.000 qytetarë shqiptarë, prej tyre 79 për qind të rinj, kanë kërkuar azil në ndonjë vend të BE-së, kryesisht në Gjermani dhe Francë. Ne jemi kah fundi i dekadës së tretë të emigrimit ndërsa në Shqipëri ende nuk ka përfunduar ky cikël i tranzicionit emigrues”, tha ajo.
Shtoi se edhe pse Shqipëria bën pjesë në vendet e sigurta megjithatë ajo është në krye të listës së vendeve për nga numri i aplikimeve për azil të qytetarëve të saj.
