Për të dytën herë pastrohet deponia në Rashçe, a po funksionon Inspektorati komunal i Sarajit?

TË FUNDIT

Me ndërtimin e rrugës së re nga Saraji që të shpie deri në fshatin Rashçe, lindi një hall edhe më i madh.

Kjo pjesë e rrugës përveç se për kalim, po përdoret edhe si deponi.

E kjo është e dyta herë që Komuna e Sarajit bashkë me Higjienën Komunale po e pastrojnë.

Por meqenëse nuk po përmirësohet gjendja në këtë anë, a do të thotë kjo që inspektorët komunal nuk po e bëjnë punën e tyre si duhet?

 “Nuk do të kisha thënë ashtu, informacionet tona flasin se bëhet në orët shumë të vona në orët shumë të hershme nuk bëhet krejt në orare të punës realisht duhet ta kuptojmë, se pa ngritjen e vetëdijes, qytetarëve dhe bashkëpunimit institucional është e pamundëshme që ne të jemi kujdestarë që të kemi njerëz 24 orë vetëm këtu”, u shpreh Blerim Bexheti – kryetar i Komunës së Sarajit.

E se a ka pasur dënime për personat që hedhin mbeturinat dhe mbetjeje ndërtimore në këtë pjesë,  Bexheti thotë se ka pasur.

Ka pasur dënime gjatë këtij viti?

“Po ka pasur dhe tash me funksionimin e inspekcioneve të gjitha komunave në kuadër të qytetit të Shkupit besoj se edhe efikasiteti do të jetë më i madh”, shtoi kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti.

Edhe kryetari i qytetit të Shkupit tha se do të ketë dënime për ata që hedhin mbeturina në këtë pjesë, dhe se do të ketë kontrolle intensive. 

 “Në këtë deponi këtu, Qyteti i Shkupit si dhe Komuna e Sarajit do të risim intenzivishtë kontrollet inspekcioneve që të mund të parandalojmë këtë”, theksoi Petre Shilegov – kryetar i Qytetit të Shkupit.

Një gjendje e tillë ka filluar të bëhet edhe në pjesën e Kondovës ku afër Lumit Vardar kanë filluar të bëhen deponi të egra. Për këtë pjesë kryetari i Sarajit tha se po punohet që edhe ajo pjesë të pastrohet.

TË NGJAJSHME