Për studentët e viteve të para sot fillon ora e parë akademike në fakultete

Must Read

Zelanda e re do ta legalizojë eutanazinë, por jo edhe marihuanën

Qytetarët e Zelandës së Re në referendum janë prononcuar kundër legalizimit të marihuanës për qëllime rekreative, tregojnë...

Instituti për demokraci dhe Eurothink: Duhet ekip i vogël, me profesionalizëm të lartë dhe jopartiak për negociatat me BE-së

Instituti për Demokraci dhe Qendra Eurotink për Strategji Evropiane në kumtesë për mediat thonë se ka ardhur...

Prodhimi industrial në shtator me rënie prej 3,9 për qind, nga fillimi i këtij viti 12,1 për qind

Prodhimi industrial në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin e vitit 2019 shënon rënie prej...

Për gjeneratën e re të studentëve, fakultetet sot tradicionalisht do ta mbajnë orën e parë akademike, e cila për shkak të pandemisë do të organizohet në ambient të hapur ose onlajn.

Rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski do t’i përshëndesë fillestarët e rinj me prezencë në orët e para akademike në pllajën e Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit Filozofik, ndërsa onlajn do të drejtohet në orën e parë akademike të studentëve të Fakultetit Ekonomik.

Nga Fakulteti i Drejtësisë kumtuan se në ngjarje fjalim do të ketë edhe Presidenti, Stevo Pendarovski, ndërsa nga Fakulteti Filozofik, i cili këtë vit shënon njëqind vjet nga themelimi i tij, paralajmëruan fjalim nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” kumtoi se mësimi në këtë vit akademik në një pjesë të 23 fakulteteve do të zhvillohet plotësisht onlajn, ndërsa në disa hibride – onlajn edhe me prani fizike për shkak të natyrës së përmbajtjes mësimore dhe metodave të studimit të tyre.

Orë akademike solemne do të organizohet sot edhe nga Fakulteti i Sigurisë – Shkup pranë Universitetit të Manastirit, e cila do të mbahet në Stadiumin e Fakultetit në lagjen Idrizovë. Nga fakulteti kumtuan se në dorëzimin e indekseve studentëve të tyre të rinj do të marrë pjesë dhe fjalim do të mbajë Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska./MIA

  • Tags
  • 4

Zelanda e re do ta legalizojë eutanazinë, por jo edhe marihuanën

Qytetarët e Zelandës së Re në referendum janë prononcuar kundër legalizimit të marihuanës për qëllime rekreative, tregojnë rezultatet fillestare.

Instituti për demokraci dhe Eurothink: Duhet ekip i vogël, me profesionalizëm të lartë dhe jopartiak për negociatat me BE-së

Instituti për Demokraci dhe Qendra Eurotink për Strategji Evropiane në kumtesë për mediat thonë se ka ardhur koha e duhur që zëvendëskryeministri...

Prodhimi industrial në shtator me rënie prej 3,9 për qind, nga fillimi i këtij viti 12,1 për qind

Prodhimi industrial në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin e vitit 2019 shënon rënie prej 3,9 për qind, publikoi Entit...

Osmani-Linkeviçius: Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat pa kurrfarë anulimi

E vlerësojmë pozitën parimore të Lituanisë për mbështetje të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, kurse në veçanti jemi falënderues që e...

Regjim i përkohshëm i komunikacionit në dy akse të rrugës Kërçovë-Ohër

Regjim i ndryshuar i përkohshëm i komunikacionit është vendosur prej sot në rrugën Kërçovë – Ohër për shkak të aktiviteteve ndërtimore në...

More Articles Like This