Për skandalin në navigacion është interesuar edhe NATO-ja/Kovaçevski: M-NAV është bërë si kompani familjare

TË FUNDIT

Nevojiten kontrolle më të forta në pjesën e punësimit për shkak se M-NAV është bërë si kompani familjare, vlerëson kryeministri Dimitar Kovaçevski, pasi që para një dite në këtë institucion u ndryshua udhëheqësia. Drejtpërdrejtë aludoi për kryetarin e Sindikatës për të cilin thotë se atje ka punuar babai dhe vëllai i tij. Shumë rastësi ka në këtë organizatë të cilat nuk janë edhe aq të rastësishme, tha Kovaçevski.

“Së pari vlerësoj se ajo kompani është bërë si kompani familjare, për shkak se kur do të shihni që ka deri në brezin e tretë të punësuar, kur ta merrni kryetarin e Sindikatës, babi i tij ka punuar atje, ai punon aty, vëllai i tij gjithashtu, në fund ata janë bërë familje që ka konflikte të cilat ndodhin zakonisht në shtëpi. Gjithashtu vlerësoj se duhet të kontrollohet, siç thotë edhe BE, mënyra sipas së cilës bëhen konkurse, mënyra dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve e kështu me radhë, të mos ndodh që ndonjë kandidat të marrë teste të gatshme, nuk di”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Edhe përzgjedhja e drejtorit të ri ekzekutiv në seancën e djeshme qeveritare u bë në mënyrë skandaloze. Së pari u propozua Ilir Memeti, por pasi që kishte reagime në opinion se në biografinë e tij ka skandale, e tërhoqën propozimin, pas çka propozuan Hekuran Asanin.

“Së pari nuk kishte fare situatë komike. Situata ishte krejtësisht profesionale. Unë pashë shumë informacione nga mediat në kohën kur isha në takim te Kryepeshkopi i KOM së bashku me presidentin e shtetit. Përndryshe kishte më shumë kandidatë, nuk ishin vetëm dy por më shumë kandidat u propozuan dhe shqyrtuan nga ana e Qeverisë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Për rastin me hyrjen e dhunshme në M-NAV foli edhe ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Sipas saj gjykata duhet të rishqyrtojë vendimin për sulmuesit. Për këtë çështje pyetje ka parashtruar edhe NATO, në lidhje me atë se çfarë po ndodh, për shkak se në atë moment në aeroportin e Shkupit kanë aderuar dy avionë të Aleancës.

“Në lidhje me komentet e gjykatës dhe vendimet që i ka sjell, unë personalisht nuk pajtohem dhe vlerësoj se duhet të shqyrtohet vendimi. Se janë parashtruar pyetje në suaza të asaj se çfarë po ndodh, absolutisht po. Reagim zyrtar në formë të shkruar, së paku deri te Ministria e Mbrojtjes nuk ka, megjithatë komunikimin me ta e vlerësojmë ndoshta ja si brengosje, megjithatë interesim për atë se çfarë po ndodh dhe është tërësisht legjitime. Në atë moment, atë ditë në Aeroportin në Shkup kanë aderuar dy avionë të vendeve anëtare të NATO-së”, pohoi Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Ambasadori Dejvid Geer, e përsëriti qëndrimin se duhet të ketë përzgjedhje të rreptë gjatë emërimit dhe punësimit në institucione të tilla.

“Është e rëndësishme që emërimet të bëhen në bazë të meritave. D.m.th. kualifikimit, aftësive, përvojës, pa përkatësi partiake apo ndonjë lidhje personale. E dyta, është e qartë se ekzistojnë obligime, kur bëhet fjalë për navigacionin ajror dhe obligimet ndaj BE-së në aspekt të zbatimit të detyrimeve të tilla”, pohoi Dejvid Gir, euroambasador.

Pas vendimit të Qeverisë që t’i propozojë Bordit mbikëqyrës të M-NAV të ndryshojë dy drejtorë, nga Sindikata paralajmëruan se grevën do ta vendosin në pauzë derisa të zbatohet ky ndryshim i posteve udhëheqëse në M-NAV.