Për shkak të vjetërsimit të lëndës “I forti”, ndërpritet procedura për 10 të akuzuar

TË FUNDIT

Gjykata ka marrë vendime me të cilat për 10 të akuzuar në rastin “I Forti” ndërpritet procedura për shkak të vjetërsimit, ndërsa për tre të akuzuarit Millosh Milloshoski, Millosim Vojneski dhe Antonio Milloshoski vazhdon procedura për veprën penale mashtrim, përcjell TV21. “I Forti” është rasti i hapur nga ish- Prokuroria Speciale Publike. I akuzuari i parë dhe i dytë në këtë rast janë Millosh Milloshoski dhe ish-kryetari i Komunës së Makedonski Brodit, Millosim Vojneski, ndërsa i akuzuari i tretë është deputeti Antonio Milloshoski.

– Gjatë vitit 2011, ata i kanë bindur këshilltarët e Komunës së Makedonski Brodit që të votojnë vendim për tjetërsimin e patundshmërisë, të cilën këshilltarët e kanë konsideruar si ish-shtëpi kooperative, por në fakt kanë miratuar tjetërsimin e objektit me sipërfaqe prej 157 m2 dhe oborr prej gati 4000 m2 në fshatin Izhishtë – Komuna e Makedonski Brodit, të cilin e shfrytëzonte komuna e Pllasnicës.