Për shkak të Messit, presidenti i Argjentinës shkarkoi zv/ministrin e Sportit

TË FUNDIT

Presidenti argjentinas, Havier Majli ka vendosur që ta largojë nga posti zëvendësministrin e Sportit të vendit, Hulio Garo, i cili i ka bërë thirrje kapitenit të kombëtares Lionel Messi që të kërkojë falje për incidentin me këngën raciste pas fitores në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2024.

“Askush nuk mund t’i thotë kombëtares së Argjentinës, në kampionatin botëror dhe fitores së dyfishtë në Kupën e Amerikës, ose kujtdo qoftë qytetari tjetër, çka të thotë, çka të mendojë dhe çka të bëjë. Për shkak të kësaj arsye, Hulio Garo më nuk është zëvendësministër i Sportit të Argjentinës”, njoftuan nga Kabineti i presidentit të Argjentinës, informoi “TuS Sports”.

Pasi fituan finalen e Kupës së Amerikës 2024, mesfushori Enco Fernandez dhe bashkatdhetarët e tij kënduan një këngë raciste në autobusin e kombëtares së Argjentinës, duke fyer kombëtaren franceze. Futbollisti më pas kërkoi falje për sjelljen e tij.

Ditën e djeshme, Federata botërore e futbollit (FIFA) nisi hetim për ngjarjen.