Sipas informacioneve nga Ministria e Ekonomisë, të bazuara në raportet e Inspektoratit shtetëror të tregut, nuk ka rritje të madhe të çmimeve në dyqane. Megjithatë, nëse ndodh një rritje, do të ndërmerren menjëherë masa që do të vlejnë deri në fund të këtij viti, përcjell TV21.
Nga Qeveria thonë se kanë vërejtur lojëra të pandershme nga disa markete, të cilat përmes firmave të rreme, për shërbime të konsultuese dhe marketing, përpiqen të kthejnë marzhën që kishin para se të hynte në fuqi Ligji për parandalimin e praktikave të padrejta tregtare.
Qeveria ka paralajmëruar reagime të ashpra ndaj çdo përpjekjeje të tillë për të anashkaluar ligjin, në dëm të qytetarëve.
