Për “Puls” ka vënë vula kush ka arritur! Ndryshimet në vitin 2008 e diskualifikuan kontrollin që e kishte ISHT

TË FUNDIT

“Gijotina rregullatore” e para 17 vjetëve kur u ndryshua ligji për veprimtari hotelierike shkaktoi kaos gjatë dhënies së licencave dhe kontrolleve të kushteve minimale teknike për punën e klubeve të natës, diskotekave dhe kabareve, thotë ministri për transport, Aleksandar Nikollovski. Sipas tij, dëshira për thjeshtësimin e procedurës për udhëheqjen e biznesit është keqpërdorur në mënyrë maksimale dhe kjo rezultoi me tragjedinë në Koçan.

“Ndoshta një angazhim i mirë nga vitit 2008, atëherë isha deputet, që të ulet numri i procedurave, tani është, siç e shohim, keqpërdorim total, për shkak se edhe rruga deri në ferr, për fat të keq, është e shtruar me qëllime të mira dhe dukshëm ai sistem nuk funksionon dhe patjetër të ndryshohet”, tha Aleksandar Nikollovski – ministër për Transport dhe Lidhje.

Ai paralajmëroi se tashmë po punohet në ndryshimin e ligjeve me të cilat duhet të kthehet kontrolli ndaj dhënies së licencave, por edhe nëse dikush me të vërtetë i plotëson kushtet minimale teknike. Nikollovski shpjegoi se problemi më i madh është neni 21 i Ligjit për hotelieri me të cilin rregullohet procedura e dhënies së licencës për kabare, klub nate dhe diskotekë. Sipas tij, kërkuesi i licencës e parashtron kërkesën dhe garanton se është e vërtetë, por në të ka shumë paqartësi se si duhet të kontrollojë personi zyrtarë.

“Person zyrtar, kjo është shumë e rëndësishme, nga organi i administratës shtetërore, kompetent për punët nga sfera e hotelierisë, që e udhëheq procedurën ose në përkthim Ministria për Ekonomi, sipas detyrës zyrtare i grumbullon provat nga paragrafi 2, pikat 1,2,3,4 nga organi kompetent publik në afat prej tre ditëve të punës nga parashtrimi i kërkesës. D.m.th. të gjithë këto dokumente mblidhen nga Ministria e Ekonomisë sipas detyrës zyrtare, ndërsa parashtruesi parashtron deklaratën se nën përgjegjësi materiale, morale dhe kriminale pohon se të njëjtat janë të sakta. Ligji nuk është i mirë dhe duhet të ndryshohet”, shtoi ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikollovski.

LIGJI PËR VEPRIMTARI HOTELIERIKE

Në mënyrë shtesë, një kompani private ka konfirmuar se objekti është në përputhje me standardet dhe ky mendim me vulë parashtrohet deri te komuna, pas çka më së shpeshti kjo nuk kontrollohet në terren. Arsyeja përsëri është zgjidhja e keqe ligjore, por edhe kapaciteti i Inspektoratit të tregut për të dhënë vlerësime për punët ndërtimore.