Sonte në ClickPlus në TV21 është mysafir profesoresha e fushës së Sigurisë, Svetllana Nikolloska.
Ajo duke folur për rastin e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevskës dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovskit, tha se shumë është e rëndësishme se çfarë ka deklaruar nëna e Vanjës në polici kur e ka denoncuar rastin.
“Shumë është e rëndësishme se si është vepruar, fillimisht kur është pranuar denoncimi i vajzës 14-vjeçare. Policia i kushton vëmendje asaj dhe shumë është e rëndësishme se kur ka humbur, ku ka shkuar, sa kohë ka kaluar nga zhdukja deri te denoncim, biseda me të denoncuarin, a kanë pasur probleme, nëse vajza ka pasur probleme, krejt kjo me qëllim që të konstatohet se nëse bëhet fjalë për zhdukje të fëmijës që ka pasur probleme, dhe ka ikur diku, apo bëhet fjalë për diçka tjetër, në këtë rast kidnapim. Shumë është e rëndësishme se çfarë ka deklaruar nëna gjatë denoncimit. Nga momenti që mëson nga udhëheqësja e klasës se vajza nuk ka qenë në shkollë, nëna ka pasur panik dhe e ka denoncuar. Shumë është e rëndësishme se çfarë ka thënë nëna. Në Polici shpesh herë arrijnë denoncime se ndonjë fëmijë e ka lëshuar shtëpinë, por merren me rezervë se nëse është te motra, apo te i dashuri. Policia vepron menjëherë, por i merr të gjitha informatat. Kjo është vrasje makabre”, tha Nikollovska.
