Për një mandat realizuam shumë projekte në Qytetin e Shkupit, tha Shilegov

TË FUNDIT

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, para gazetarëve foli edhe për projektet që ka realizuar në Qytetin e Shkupit. Ai tha se për 4 vite qeverisje me Qytetin e Shkupit ka realizuar 4 bulevarde, duke shtuar se edhe shumë projekte të tjera që kanë filluar të realizohen, transmeton TV21.

“Dikush mund të thotë Shilegov nuk bëri asgjë? Po 4 bulevarde i bëra, një urë e përfunduam tjetrën e fillam, dy kryqëzime të mëdha të gjitha këto vetëm për një mandat…”, u shpreh Shilegov.